Ka nisur sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit, e cila do të vendosë shumë për skuadrat që do të mbijetojnë dhe do të bien nga elita e futbollit shqiptar.
Kjo ndeshje mund të quhet pa frikë, “derb”i i mbijetesës, teksa pritet një përballje tepër e luftuar.
Luftëtari nuk është më ai ekipi që pësoi 5 gola në Gjirokastër nga krutanët dhe kjo është dukur nga rezultatet që ka marrë në javët e fundit, ku mposhti Partizanin në kryeqytet.
Ndërkohë një fitore të artë arritën edhe krutanët përballë Kukësit.
Skuadrat zbresin në fushën e lojës me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion dhe do të luftojnë për trepikëshin e vyer.
Dy fitore në Gjirokastër ka marrë Kastrioti, 0-1 në fazën e parë dhe 1-5 në fazën e tretë.
Ndërsa në të vetmin takim të luajtur në Fushë-Krujë për fazën e dytë, Luftëtari ka arritur të fitojë 0-2 me gola të Vasil Shkurtajt. Aktualisht rezultati është 1 me zero për vendasit.