Po luhet në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Ballshiotët e Dovedan janë surpriza e këtij kampionati, teksa kanë arritur të sigurojnë 12 pikë në 7 javët e para, teksa do të synojnë të vijojnë ecurinë rezultateve pozitive.
Nga ana tjetër, Luftëtari i Marantas, kërkon të marrë fitoren e dytë në kampionat, teksa në 7 javët e para kanë siguruar vetëm 1 fitore.
E veçanta e kësaj sfide është se Bylisi mbërriti me 15 minuta në stadium, për sfidën e sotme. Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave është në 13 dhjetor të vitit 2017, ku gjirokastritët fituan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e Kupës.
Goli i parë për vendasit ka ardhur në minutën e 62’. Ka shënuar Açka me kokë pas krosimit të Filit, duke kaluar skuadrën në avantazh!