Në Gjirokastër luhej një ndeshje shumë e rëndësishme dhe Luftëtari nuk ka falur. Goli i afrikanit Dunga i ka dhënë një fitore shumë të çmuar për mbijetesën, ndërsa Laçi ka komplikuar gjithçka për Kupat e Europës. Dunga realizoi në minutën e 51-të, pas një pasimi të saktë të Aleksit.
Fili ishte pa fat, pasi goditi dy herë shtyllën, kurse Dungës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Luftëtari ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mbijetesa është shumë pranë.
Trajnerët Ahmataj dhe Starova kishin bërë ndryshime në këtë ndeshje. Te Luftëtari luajti nga minuta e parë portieri Edvan Bakaj, i cili më parë ka luajtur edhe për Laçin. Trajneri Starova e nisi ndeshjen me 5 mbrojtës, por pas golit të pësuar ndryshoi skemën dhe shtoi forcat sulmuese, por pa mundur të barazojë.