Një 59-vjeçar nga lagjja ‘Granicë’ në Gjirokastër, ka përfunduar i kallëzuar në Prokurori, për shkak të një ndërtimi pa leje.
“Më datë 15.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin G.Ç, vjeç 59, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Granicë”, ka ndërtuar një tarracë, pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.