Policia e Përmetit ka nisur procedimin për biznesmenin Harillaq Lena për ndëtimin e paligjshëm në Grykën e Këlcyrës. Kjo konfirmohet përmes një njoftimi zyrtar të Policisë.
“Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin H.L, vjeç 56, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se tek “Gryka e Këlcyrës”, ka tentuar t’i ndryshoi drejtimin një burimi në shtratin e lumit Vjosë, duke ndërtuar një objekt pa leje. Nenet 199 e 199/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Biznesmeni Harillaq Lena po ndërtonte një depo uji anës lumit Vjosë, në funksion të fabrikës së tij ku amballazhohet uji ‘Trebeshina’.
Cështja mori vëmendje të madhe mediatike, ndërsa një ditë më parë shkuan në vendin e ngjarjes ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato.