Një turist amerikan i moshës 62-vjeçare i identifikuar si James Leik ka gjetur vdekjen në Ksamil.
Sipas të dhënave paraprake, ai kishte ardhur në qytezën bregdetare për të kaluar pushimet së bashku me familjen e tij dhe ndërsa ka shfaqur shqetësime shëndetësore.
Turisti fillimisht është dërguar në Qendrën Shëndetësore të Ksamilit dhe pasi është konstatuar gjendjen e tij shëndetësore është vendosur transportimi drejt urgjencës së spitalit në Sarandë, ku ka mbërritur i vdekur.
Trupi i tij pritet të dërgohet drejt Tiranës për të kryee ekspertizën e mjekësisë ligjore.
Paraprakisht dyshohet se viktima ka humbur jetën nga një infarkt.