Policia në Kakavijë ka ndalur në kufi dy shtetas të cilët po tentonin të largoheshin drejt Greqisë. Ndalimi i tyre është bërë pasi Drejtoria Vendore e Policise Fier me shkresë të veçantë, kërkon vendosjen në rubrikën njoftime në kufi. Ata figurojnë si persona me ndalim dalje jashtë vendit. Është fjala për shtetasit A.P dhe A.K, vjeç 47 e 25, banues Patos, Fier e në Tiranë. Ata shoqëroheshin nga shtetasi LL.A vjeç 32 banues në Berat, i cili drejtonte mjetin tip “Benz”. Ngjarja ndodhi ditën e sotme, ndërkohë policia e Gjirokastrës ka njoftuar sallën operative të policisë Fier.