Një ngjarje e rëndë ka prekur sërish botën futbollit. Ish-futbollisti i Laçit, Amadu Boiro është ndarë nga jetë në mënyrë të papritur në moshën 23-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat senegaleze, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes. Në të kaluarën mesfushori kishte qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave të Senegalit.
Boiro iu bashkua Laçit në verën e vitit 2017, por nuk arriti të linte gjurmë me skuadrën kurbinase, duke u kthyer në vendlindje, ku edhe u nda nga jeta.