Nata e Vitit te Ri per mijera banore ne bashkite Konispol dhe Finiq ka kaluar ne terr te plote. Energjia elektrike ka munguar ne pothuajse shumicen e fshatrave pergjate gjithe nates. Shkak per kete duket se eshte bere rrjeti i amortizuar dhe pafuqia e rrjetit per te perballuar ngarkesen. Por banore te ketyre zonave shprehen se shkeputja e energjise ne fshatrat e tyre eshte bere qellimisht per te mos patur ngarkese dhe stakim ne zona te tjera./Sw