Në portin e Sarandës është ankoruar edhe njëherë tjetër jahti luksoz i babait të Emirit të Katarit. Jahti “Katara” është në pronësi të Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani. Jahti është 124 metër i gjatë dhe është një ndër jahtet më luksozë në botë. Një nga arsyet se përse në Sarandë vijnë shpesh jahte është fakti se ato furnizohen me karburant. Naftën këto jahte e marrin pa akcizë. Pritet që porti ku furnizohen këto jahte të jepet me koncension në vjeshtë.