Një aksident ka ndodhur në fshatin Kosin të Përmetit, me pasojë një të plagosur.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë kur një i ri duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga.
“Më datë 12.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin M.N, vjeç 28 banues në Përmet, pasi dyshohet se më datë 11.10.2017, në fshatin Kosin, duke drejtuar motoçikletën tip “Kavasaki” ka dalë nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë.