Sipas Meteoalb, vendi ynë do të dominohet nga një mot i paqëndrueshëm në orët e para të ditës, i shoqëruar me shira afatshkurtër, ndërsa në mesditë kemi një përmirësim të dukshëm të motit. Temperaturat rriten me 2-3 gradë Celsius në orët e para të ditës, ndërsa në mesditë do të ketë një rritje të lehtë në zonat jugore. Era do të fryjë me 40 km/h në drejtimin perëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë.