Moti për nesër, reshje të dendura shiu në të gjithë Shqipërinë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

RESHJET

Nesër (e enjte dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të territorit. Ato pritet të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate .

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C\

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.15) dhe nesër (e enjte dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e mërkurë dt.15) dhe nesër (e enjte dt.16) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).