Moti i keq, furgoni rrëzohet nga ura, një i plagosur


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një furgon ka rënë nga rruga e lumit të Vlorës në fshatin Vranisht. Për pasojë, një burrë është dëmtuar, duke iu thyer gjymtyrët e poshtme. Për shkak të bllokimit të rrugës, është i pamundur transportimi për në spital i të plagosurit. Ndaj, pritet ndërhyrja e një helikopteri për të bërë të mundur transportimin e të plagosurit.

Situata nga moti i keq në Vlorë

Ndërkohë, pas reshjeve të dëborës, aksi Vlorë-Llogara kalohet vetëm me zinxhirë. Dy akset Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuç, janë të vështira për t’u kaluar dhe është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Në këto akse ka prani të ngricave. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e borëpastrueseve dhe mjeteve të rënda.

Shtabi i Emergjencës konfirmon se në këto akse problematike në 48 orët e ardhshme do të kalohet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë.