Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë rikthyer problemet në qarkun Gjirokastër. Në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë ka patur rrëshqitje dherash në zonën e Ujit të Ftohtë. Kalimi i makinave në orët e para të mëngjesit të sotëm bëhej me vështirësi. Gjendja më pas u normalizua me ndërhyrjen e mjeteve pastruese të ARRSH Rajoni Jugor. Akset e tjera të qarkut janë të kalueshme, me përjashtim të rrugës Kolonjë-Golem, ku lëvizja bëhet pjesërisht me vështirësi. Argjirolajm.net sjell foto nga gjendja sot pranë Ujit të Ftohtë Tepelenë.