Moti i keq, probleme me lundrimin në Sarandë dhe Vlorë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Reshjet e shiut të rëna paraditen e sotme kanë sjellë probleme në Vlorë dhe në Sarandë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Era është e fortë ndërsa dallgët në det shkojnë deri në 8 ballë. Ndërsa raportohet se kushtet mund të përmirësohen vetëm pas orës 22:00 të natës.

Edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohet për pezullim të lundrimit. Dallga në det të hapur shkon deri në 4 balle, ndersa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne disa akse te qytetit duke e bërë të veshtire kalimin si për kembesoret dhe automjetet.