Moti i keq i kësaj pasdite ka shkaktuar probleme edhe në qarkun Gjirokastër. Paraprakisht raportohet se ka pemë të rrëzuara në Përmet. Më tej në rrugën Këlcyrë-Përmet, rrëzimi i një peme ka bllokuar rrugën që të çon në njësinë Sukë. Shërbimet e emergjencave po punojnë për normalizimin e situatës. Në Gjirokastër është regjistruar sot edhe një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Xhuljano Koçiu nga Lazarati, ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja teksa ishte në fushën e Drinos duke kullotur bagëtitë.
© ArgjiroLajm.net