Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është në gatishmëri për të mbajtur të gjitha rrugët e hapura nga dëbora dhe rrëshqitjet e dheut. Rënia e reshjeve të para të dëborës ka krijuar edhe rreziqe të bllokimit të akseve rrugore, kryesisht në zonat malore të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar është në gatishmëri për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët nga dëbora.
Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e Tropojës ka pasur rreth 15 centimetra reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e akseve dhe situata e qarkullimit paraqitet pa probleme. Edhe në akset e Kukësit trashësia e borës është 5 cm dhe vazhdon ende të bjerë borë. Në akset e Dibrës, ka pasur reshje bore me intensitet të ulët.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, qarkullimi është pa probleme, pasi kontraktori ka bërë pastrimin dhe kriposjen e aksit. Edhe në aksin Qafë Mali–Fierzë, ka rënë rreth 20 cm borë. Në Dardhë dhe në Voskopojë, ka pasur reshje bore me intensitet të ulët. Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi kryhet pa probleme edhe në akset e tjera të këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin.
Raportimi i gjendjes së akseve rrugore që mirëmbahen nga kontrata e mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultat. Kontrata B – Rajoni Veri-Lindje – Përgjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore në segmentin Bulqizë – Peshkopi. Mjetet borëpastruese kanë qenë në gatishmëri dhe kanë filluar punën për pastrimin e rrugëve.