Mos hani kurrë çamçakëz para seksit. Ja cila është arsyeja


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Të gjithë dëshirojnë që të kenë një frymëmarrje të freskët para se të kryejnë marrëdhënie intime dhe duke qenë se nuk e kanë me vete furçën dhe pastën e dhëmbëve i drejtohen çamçakëzit si zgjidhja më emergjente. Në fakt kjo është një zgjedhje e gabuar dhe nuk duhet ta bëni më për të mos e “shkatërruar” seksin. Kur përtypni çamçakëz ju thithni më shumë ajër dhe ky veprim fryn barkun.

Gjatë përtypjes së çamçakëzit stomaku mendon se shumë shpejt do i shkojë ushqim dhe çliron enzima tretëse. Ndërkohë që ne çamçakëzin e mbajmë në gojë dhe nuk e përtypim, përsëri kjo krijon gazra.

Epo kush ka dëshirë të lëshojë “gazra” të vogla gjatë seksit? Sigurisht që askush. Nga ana tjetër çamçakëzët kanë një aromë mente të fortë dhe kjo e fundit frenon testosteronin dhe pengon ndjesinë e kënaqësisë. Me pak fjalë çamçakëzi nuk është aspak i mirë, të paktën para seksit.