• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mori atë që meritonte në marrëzinë e vet. Zoti e mëshiroftë!

29/10/2018
Ky është personi që po terrorizon Dropullin, RENEA drejt Gjirokastrës (FOTO)

Në postimet tona për terrorin e sotëm në fshatin Bularat të Dropullit, janë me dhjetra komente raciste, me gjuhë urrejtje dhe sharje nga më të ndryshmet. Komente nga ne shqiptarët dhe fqinjët tanë grekë matanë dhe këtej kufirit. Jo pa qëllim i kemi lenë aty të gjitha si dëshmi e asaj që nuk duhet të jenë dy popuj fqinj me njëri-tjetrin. Është një gënjeshtër e madhe ajo që thonë mediat greke se Kostandinos Kaçifas u vra nga policia sepse donte të çonte flamurin e kombit të tij. Ne që jetojmë këtu e dimë se askush nuk të pengon në Dropull të çosh flamurin grek. Natyrisht që ky nuk është tolerim që ne shqiptarët i bëjmë minoritetit, por është një e drejtë e tyre.

Ata janë shtetas shqiptarë me kombësi greke që kanë gjithë të drejtën të jetojnë me simbolet e tyre kombëtare, por edhe të respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë. 35-vjeçari nuk u vra nga RENEA si minoritar, por u ekzekutua si një ekstremist që shëtiste me armë në fshat duke rrezikuar jetën e banorëve dhe hapi zjarr ndaj patrullës së policisë. Kostandinos Kaçifas mori atë përgjigje nga shteti si një person në marrëzinë e vet nacionaliste, jo sepse ishte grek apo se e ndaluan të çonte flamurin e kombit të tij të fshat. Festat e Greqisë janë përkujtuar dhe festuar në çdo rast në Dropull, s’ka patur kurrë incidente të kësaj natyre dhe kurrë s’ka ngritur njeri pretendimin se është ndaluar të çojë flamurin.

Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe minoritetit në Dropull, Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë është një vlerë e madhe që s’e zhbëjnë dot akte të tilla ekstremiste nga njerëz të indoktrinuar si Kostandinos Kaçifas dhe as komentet raciste në rrjetet sociale. Komente këtu në faqen tonë, ku si rrallë ndonjëherë brenda disa orësh një video nga ngjarja shkoi në mbi 45 mijë shikime, por dhe komente në forume të tjera online. Mendoni për një çast se kjo ngjarje mund të përfundonte edhe me më shumë viktima nëse s’do ishte ndalur marrëzia e 35-vjeçarit.

Policia e Shtetit bëri detyrën, ashtu siç e ka bërë dhe duhet ta bëjë policia greke ndaj çdo shqiptari haluçinantë si Kostandinos Kaçifas. Ngushëllimet i shkojnë familjes së tij që mbase s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëzie nacionaliste të njeriut të tyre. Gjithë ne të tjerët duhet të dënojmë ngjarjen që mbjell pasiguri dhe nxit urrejtjen mes dy popujve, të cilët kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa gjëra që i ndajnë. Kostandinos Kaçifas mori atë që meritonte për marrëzinë e tij. Zoti e mëshiroftë! 

© Libohova Online

Related Posts

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!
Kryesore

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

24/01/2026
Plagosje me thikë në Vlorë
Kryesore

Plagosje me thikë në Vlorë

24/01/2026
Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët
Kryesore

Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

24/01/2026
11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital
Kryesore

11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital

24/01/2026
Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!
Lajme

Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!

24/01/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Morën para për të mos arrestuar një person, arrestohet shefi dhe dy policë

24/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Që në fillim i kemi…’/ Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos

‘Që në fillim i kemi…’/ Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos

26/01/2026
FOTO/ Juve rikthehet “frikshëm”, Zonja “çmonton” edhe Napolin, Spalletti: Fitore e madhe, Conte nuk flet më për titull (VIDEO)

FOTO/ Juve rikthehet “frikshëm”, Zonja “çmonton” edhe Napolin, Spalletti: Fitore e madhe, Conte nuk flet më për titull (VIDEO)

26/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al