2 vëllezër nga Saranda janë vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen për pengmarrjen e një personi një vit më parë. Të arrestuarit janë Lani dhe Olen Boraj, 37 vjeç dhe 31 vjeç, banues në Ksamil.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal”.
Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur në korrik të vitit 2017 në fshatin Hekal të Mallakastrës. Dy vëllezërit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë marrë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.