Monumentet e kulturës me vlerë historike dhe si atraksione shumë të kërkuara turistike, janë në vëmendje e specialistëve këtë sezon veror për t’i rikthyer ato në vende të denja për t’u vizituar. Së fundmi ka nisur puna për restaurimin e Urës së Kordhocës.
Ura e Kordhocës, monument kulture i kategorisë së I-rë, ngrihet mbi lumin Drino, rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës. Ajo ka një gjatësi prej 103 m dhe përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj.
Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës parashikon ndërhyrje përforcuese dhe restauruese mbi urë.