Ka nisur seanca gjyqësore për autorin e masakrës së Selenicës. Ritvan Zykaj akuzohet për vrasjen e 8 anëtarëve të fisit të tij në Resulaj të Vlorës. Avokati i përcaktuar për mbrojtjen e tij është Klajdi Meçaj. Zykaj ka kërkuar shtyrjen e seancës gjatë momentit të pohimit të tij. Pas kësaj kërkese është vendosur shtyrja e seancës me 7 maj.