Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë sot se Kryeministri Rama nuk mund të ndalojë dot qytetarët duke përdorur gaz lotsjellës.
Kryemadhi ka thënë se qytetarët do dalin çdo ditë në Bulevard, pasi çdo ditë vazhdon të rritet urrejtja ndaj Ramës.
Ndërkohë që Kryemadhi ka pozuar sot në shesh më djalin e ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Glauk Olldashi ka qenë në shesh sëbashku me protestuesit e opozitës.
Cilat janë pritshmërie tuaja për këtë protestë?
Nuk ka më çështje pritshmërisë, pritshmërie tona janë ato që sot shqiptarët kanë ardhur të gjithë këtu, mendoj se kjo është mese e mjaftueshme.
A keni një mesazh për ti dhënë Kryeministrit Rama dhe qeverisë duke qenë se qytetarët protestues sot nuk paskan ndërmend me sa duket të largohen nga bulevardi?
Mund të përdorë gaz sa të dojë, por qytetarët nuk i ndalon dot të rikthehen në Bulevard. Z.Rama duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër gjithë këtyre qytetarëve. Nëse është aq i fortë, le ti mbledhë ai në mitingjet e veta.
A ekziston një skemë për të vazhduar protestën?
Skema është shumë e thjeshtë, qytetarët vazhdojnë dalin, protestojnë. Qëndrojnë. Çdo ditë që ai vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij.