Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për News 24 teksa është duke u zhvilluar protesta para Parlamentit. Ajo tha se Edi Rama ka dështuar të ndërtojë një familje politike në PS.
Më tej Kryemadhi përmendi edhe martesat e Kryeministrit.
“Njeriu para zotit martohet njëherë, pastaj se sa do të martohet më vonë është punë e tij”, tha Kryemadhi.
Më tej ajo tha se sot shqiptarët s’kanë bukë të hanë në familjet e tyre dhe se fajtori është Edi Rama.
©argjiroja.net