Monika Kryemadhi ka paralajmëruar protesta.
Ajo thotë se pasi të dalë nga karantina, do organizohen tubime masive për rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Në një lidhje live për News 24, Kryemadhi shprehet se gjithçka do të vijë fill pas heqjes së masave.
Ndër të tjera, ajo thotë se masat e marra nga kryeministri Edi Rama janë lëvizje politike.
Më herët, ajo tha se virusi i vërtetë është shkaktuar nga shefi i qeverisë.