Monika Kryemadhi: Në protestën e së shtunës do të dalë i gjithë populli


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një statusi në ‘ Facebook’ ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në protestën e 16 marsit. Sipas Kryemadhit, protesta e të shtunës është për premtimet e pambajtura, për më shumë vende pune dhe për taksa më të ulta.

‘Në protestën e ditës së shtunë do të dali i gjithë populli për të treguar që është i lirë. Për premtimet e pambajtura, për më shumë vende pune, për taksa më të ulta, për një sistem më të mirë arsimor dhe shëndetësor! Për të ndaluar largimin e të rinjve nga vendi dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë’, shkruan Kryemadhi.