Në të njëjtën kohë me Lulzim Bashën edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lënë selinë e saj. Siç është bërë traditë në protesta, Kryemadhi mban fjalimin e saj për mediat gjatë rrugës.
Kryemadhi theksoi se protestat nuk janë të opozitës por të shqiptarëve. E pyetur për 101 deputetët që votuan pro ngritjes së komisionit Hetimor për Ilir Metën ajo u përgjigj:
“Nuk është problemi tek 101 deputetët apo tek familjet e tyre, por tek ajo çka duan shqiptarët. Shqiptarëve nuk i intereson karrigja e Ilir Metës por të kenë një punë për veten e tyre”.
Ndërkohë gazetarët i cituan Kryeministrin Edi Rama i cili thotë se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi. Kryemadhi dha këtë përgjigje.
“Aman se më ngatërrohen keq zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi”.