Aleatja kryesore e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se po të ishte ajo në vendin e kryedemokratit do të shkonte që nesër në zgjedhje me edi Ramën.
Sipas saj, 90% e shqiptarëve nuk e duan Edi Ramën si kryeministër.
“Të jem unë në vend të zotit Basha unë shkoj në zgjedhje që nesër dhe këtë gjë ia kemi thënë edhe Bashës por ne do të vazhdojmë të jemi me aksionin opozitar. Ne jemi edhe në negociata me ndërkombëtarët sepse edhe ata e kanë kuptuar që 90% e shqiptarëve nuk e duan Edi Ramën. Me ndërkombëtarët negociohet për ti dhënë fund tranzicionit në Shqipëri dhe nuk janë ndërkombëtarë nga këto që marrin vila dhe pushime me paratë e shqiptarëve”,-tha Kryemadhi në “Tempora”.