Në një lidhje direkte për emisionin Opinion mbreme, kryetarja e LSI është shprehur e bindur se, më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje. Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.
“Si fallxhore që jam, në datë 30 Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje. Sepse ato nuk janë zgjedhje, bëhen me kandidatë alternativë. Këta le ta shikojmë çdo vendosi populli. Di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së”, u shpreh Kryemadhi.