Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se protesta e sotme ishte më e madhja e organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Në një deklaratë për median Monika Kryemadhi tha se Edi Ram ka dështruar me poltikën e tij.
“Edhe pse në ditë me shi ne organizuar protestën me të madhe që ka pasur Shqipëria.
Falenderoj protestuesit që përballuan një nga protestat më të mëdha të tranzicionit.
Falenderoj gjithë shqiptarët, falënderoj shoferët e autobusëve që janë gjobitur nga policia e Edi Ramës, i siguroj që do i marrin paratë një nga një. Falënderoj gazetarët e terrenit që s’na janë ndarë në asnjë moment.
Ju bëj thirrje atyre që dhanë urdhër të lëshojnë gazin, t’i bëjnë llogaritë mirë se hesapet i kanë me mijëra protestues që ishin në shesh.
Shqiptarët treguan edhe njëherë që Rama ka dështuar me politikën e tij, me ekonominë, me drejtësinë me të ardhmen e shqiptarëve.
Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij është i larguar”.- tha Monika Kryemadhi.