Monika Kryemadhi ndërsa fliste dje në emisionin e Ylli Rakpit, ka bërë disa deklarata, që me sa duket kanë për bazë filmat erotiko-aksion.
Ajo tha se po të dojë, mund ta lidhë Ramën, me pesë gra të tjera.
“Të jetë për të heq me dhunë Ramën e largoj për 10 minuta. Marr 5 gra dhe e lidhim. E njoh shumë mirë unë atë. E lidhim me litar, me ato shajet e grave dhe e heqim. Po ne nuk duam ta heqim me dhunë se ai s’ta njeh”, tha Monika Kryemadhi.
“Unë do bëhem kamikaze. Unë jam e gatshme që nëse ikja ime do ti hapi rrugën Shqipërisë, unë do bëhem kamikaze. Do bëhem e do marr me vete Ramën”, u shpreh Kryemadhi.