Modriç shpallet lojtari më i mirë i Botërorit

Për herë të parë në histori Kroacia del në finalen e Botërorit, por e humb 4-2 me Francën. Lideri i kroatëve ishte padiskutim Luka Modric, i cili u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i Botërorit. Ndërsa lojtari më i mirë i ri është shpallur Kilian Mbape.