Misteri, kush është ëngjëlli që ka vënë dorë mbi kryetarin e Bashkisë Memaliaj? (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Facebook të shfaq shpesh opsione të ndryshme argëtuese përmes së cilave gjoja të parashikon fatin, të rrëfen një sekret apo të dëshmon diçka mbi gjendjen tënde shpirtërore aktuale ose se si do të jesh në të ardhmen. Natyrisht që niveli i vërtetësisë është zero.

Ato janë thjesht zbavitëse dhe të krijuara enkas për mbajtur të përfshirë sa më shumë përdoruesit e Fb. Në rrjetën e tyre duket se ka ‘ngecur’ kësaj radhe edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Durim Rroshi. Së fundi ai ka postuar në faqen e tij personale një prej këtyre fotove të animuara, në të cilën është mbishkrimi: “Durim, ti je 94% me fat. Tek ti ka vënë dorë një ëngjëll”.

Deri më tani vetëm Facebook e di se kush qenka ky ëngjëll që ka vënë dorë mbi kryetarin e Memaliajt. Mister është gjithashtu edhe fakti se si do të ndikojë ëngjëlli në garën e ardhshme elektorale, për të cilën Rroshi pret rikonfirmimin prej Partisë Socialiste.

©argjirolajm.net