Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka përkujtuar sot 102 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit. Përmes një mesazhi në Facebook, Kumbaro shkruan:
“10 shkurt – datë e rëndësishme për Gruan shqiptare, se lindi një mendje e bukur si e Musinesë. Nga Piedestali ku e vendosi koha, Musineja u flet gjeneratave: “Besa, Shpresa, Dashuria, ato pra na lartësojnë . Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë “. Filozofia e saj është Dashuria për Njeriun : Filozofia e saj është HUMANIZMI “