Pak javë pasi la postin e Ministrit të Kulturës, Mirela Kumbaro ka nisur angazhimin për fushatën elektorale në qarkun Gjirokastër. Fundjavën që shkoi ajo ka zhvilluar takime në disa fshatra të Përmetit.
“Fundjava në Petran, Kaludh, në #Përmet🌹 me strukturat e Partisë Socialiste të Përmetit, por edhe me pergjegjës të shërbimeve rajonale për t’u përgjigjur konkretisht. Çështjet e përmetarëve aty ku jetojnë, punojnë, janë prioriteti ynë. Akoma më i rëndesishëm është ky prioritet, kur ndajmë bashkë rrugët si të përmirësojmë projektet dhe shërbimet për fshatarët dhe qytetarët duke vënë gishtin në hallet e mbartura dhe në plagët e hapura nga keqmenaxhimi i Bashkisë Përmet. #GjitheVemendjaPerNjerezit”, shkruan deputetja e Kumbaro.
Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Bashkisë Përmet 4 vjet pasi ajo i kaloi kandidatit të Partisë Demokratike, kryesisht prej përçarjes në radhët e të majtës. Deri më tani nuk ka ende një emër se kush do të jetë kandidati i PS-së në Përmet. Ndërkohë që Niko Shupuli i PD-së do të tentojë një mandat të dytë, edhe pse pritet që të jetë një sfidë jo e lehtë për të.
©argjiroja.net