Gjatë kohës që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po raportonte pranë komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rreth një ndërtimi brenda parkut kombëtar të Butrintit, në komision fiken papritur dritat. Mungesa e energjisë zgjati pak sekonda, çka u shoqërua me “shkelje syri” nga ana e ministres Kumbaro.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, kërkoi ndërprerjen e puimeveve, ndërsa shprehu shqetësimin për projektin. Ajo theksoi se ministria e Kulturës nuk ka lejuar as median në zonë. duke mos lejuar transparencë.
Vokshi: Informacioni është i mangët. Të gjitha pikëpyetjet nuk marrin përgjigje shteruese, duke na sqaruar pse nuk ka komunikim me UNESCO-n, pasi Butrinti që nga viti 1992-n, për vetë vlerat kulturore dhe trashëgimore që përmban. Ka vetëm një aneks, por asnjë lloj komunikimi që Ministria mund të bëjë punime në Butrint. Për sa kohë gjërat mbeten të pasqaruara deri në fund, ju duhet të kërkoni ndërprerjen e punimeve tani për aq kohë për sa të marrë informimi i plotë i publikut.
Për të gjitha ato çështje që nuk do të marrim përgjigje mund ta thërrasim ministren në një rast të dytë. Është identiteti kombëtar në pikëpyetje. Është një trashëgimi botërore. I gjithë procesi është bërë në mënyrë jo transparente. Nëse ju pengoni mediat që të investigojnë të gjitha këto ngrenë hije dyshimi në atë ju e keni lejuar dhe disa profesionistë e quajnë krim.
Kumbaro: Të gjithë gazetarët, shqiptarë apo të huaj, operatorë turistikë, ka një detyrim ligjor që të mbrojnë nenin 16 të ligjit për trashëgiminë kulturore. Për hir të së vërtetës, në 4 vite ne kemi dhënë pa fund leje të tilla nga CNN e BBC e deri tek gazetarët lokalë.
Ministria e Kulturës, bazuar në modelet më të mira ka hartuar një dokument, i cili përmbush të gjitha nevojat për të arritur politikat institucionale të rrjetëzimit të monumenteve të kulturës. Kjo punë me karakter rregullator, vendoset në dy kontekste. Në kontekstin e kantiereve të vështira dhe të kushtueshme të shpëtimit të monumenteve të kulturës dhe kontekstin ligjor.