Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bën me dije se pas rehabilitimit të zonës pranë Varrezave në Gjirokastër, ka nisur shtrimi me asfalt i rrugës së Jergucatit. Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugëve në qarkun e Gjirokastër, – shkruan ministri Gjiknuri duke shtuar se “Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon punën për rehabilitimin e shtresave asfaltike në zonën e Jergucatit”.
“Po ndërhyhet edhe në zonën e varrezave të Gjirokastrës, ndërsa në Shtator nis rehabilitimi i plotë i aksit që e lidh me Lazaratin”, shprehet Gjiknuri.
Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon punën për rehabilitimin e shtresave asfaltike në zonën e Jergucatit. Po ndërhyhet edhe në zonën e varrezave të Gjirokastrës ndërsa në Shtator nis rehabilitimi i plotë i aksit që e lidh me Lazaratin.