Ministri Klosi: Nuk dua që djali im të bëhet politikan…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Teksa po fliste për dy fëmijët e tij Aronin dhe Amlën, Klosi tha se nuk dëshiron që djali i tij të bëhet politikan, pasi ky profesion nuk të lejon të jesh vetvetja.

‘Unë nuk dua që djali im të bëhet politikan ose futbollist, profesion tjetër të bëjë ç’të dojë. Nuk dua që të bëhet politikan sepse kërkon impenjim të madh dhe nuk të lejon të jesh vetvetja. Në shumë gjëra duhet të jesh i kontrolluar dhe humbet nga liria. As futbollist s’do doja të bëhej sepse më duket sikur vriten shumë. Do të doja të bëhej basketbollist, notar, thjesht një sportist i mirë. Edhe Amla gjithashtu mund të zgjedhë çfarë të dojë. Amla ka një prirje të veçantë për aktore. Aktron shumë mirë. Unë i them të bëhet doktoreshë sepse të gjithë prindërit kështu duan, që fëmijët e tyre të bëhen doktorë dhe t’iu shërbejnë’, tha Klosi.