• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri i ri i Jashtëm: Rama është grek nga gjyshja, e njihja në Korfuz

11/07/2019
Ky ishte viti i Edi Ramës!

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Micotaqis i ka besuar drejtimin e politikës së jashtme një prej njerëzve të tij më të afërt nga radhët e partisë “Demokracia e Re”, Nikos Dhendhias, me qëllim forcimin e pozitave të vendit në arenën ndërkombëtare. Në dosjen e përgatitur me prioritetet në fushën e diplomacisë për mandatin që sapo nisi, kryeministri Micotaqis synon rritjen e bashkëpunimit me aleatët tradicionalë.

Por kryefjala e diplomacisë greke pritet të jetë ripërcaktimi i marrëdhënieve me Turqinë, si dhe perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në platformën e qeverisë së partisë “Demokracia e Re” theksohet dhe “nevoja për të kufizuar ndikimin negativ të marrëveshjes së Prespës”.

Por kush është Nikos Dhendhias dhe çfarë roli do të luajë në marrëdhëniet me Shqipërinë?

60-vjeçari me profesion avokat ka lindur në ishullin e Korfuzit, ka ushtruar detyrën e ministrit të Drejtësisë, të Mbrojtjes dhe te Rendit Publik. Dhendhias ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai eshte shprehur se të parët të tij ishin nga Himara.

Një vit më parë kur Dhendhias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Aleksis Tsiprasit kritikoi në distancë dhe kryeministrin Rama. Ai është shprehur i surprizuar për qëndrimet e Ramës duke shtuar se ai ka origjinë greke nga gjyshja.

“Me ben pershtypje te jashtezakonshme që kryeministri Rama nuk ka qendrime pro greke. Me ben pershtypje sepse zoti Rama eshte çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz. Duhet te mbrojme dhe te drejtat tona, minoritetin grek ne vendin fqinj por nuk mund te lejojme qe vendi te behet terren per kercenime. Shqiperia ka nevoje per marredhenie te mira me Greqine, edhe me BE. Kemi shume menyra dhe mjete per ti bere presion Shqiperise qe te ushtrohet e drejta ne Shqiperi. Nuk duhet tu leme te besojne se mund te bejne ç’te duan”, ka thënë Dhendhias.

Athina dhe Tirana duhet t’u japin zgjidhje shumë çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, por tashmë Greqia pritet të bëjë ndryshime në kursin diplomatik.

Related Posts

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë
Lajme

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

08/07/2025
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Lajme

Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq

08/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër
Lajme

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

08/07/2025
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve
Lajme

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

08/07/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët
Lajme

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

08/07/2025
Kreshnik Spahiu: ‘Patriotët’ faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia e ka frikë Berishën. Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al