Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi se shpresat dhe dëshira e Greqisë është që në takimin e marsit të Këshillit të Evropës të vendoset një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Shpresojmë që në takimin e radhës së këshillit të Evropës në mars, shtetet anëtare të marrin një vendim për datën e nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Është dëshira jonë që kjo të bëhet, pasi të dyja shtetet e meritojnë”, tha ai nga Selaniku.
Deklarata e tij u bë pas konferencës së nivelit të lartë për “perspektivën Evropiane” në Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua sot në Selanik.
Ai u ndaleshe të respektimi it ë drejtave dhe pronave të minoritetit grek ën Shqipëri dhe tha se kjo është çështje e marrëdhënieve bilaterale dhe se vendi fqinj duhet që ta zbatojë si pjesë e vlerave evropiane.
Sipas ministrit takimi i së premtes shtroi rrugën për samitin BE-Ballkani Perëndimor, që dot ë mbahet në Zagreb nga 5-7 maj.