Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dale me nje porosi te prere per gjithe kreret e policise se Shtetit, te cilet i ka mbledhur në një takim paraditen e sotme.
Mesazhi i pare ka qene per lojerat e fatit. “Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit”, tha Lleshaj.