Basha dhe aleatët e Partisë Demokratike i janë përgjigjur ftesës së Presidentit Ilir Meta, për një takim ku do diskutohet për situatën dramatike në vend. Të parët që kanë mbërritur në Presidencë ishin krerët e partive të vogla, si dhe nr.2 i LSI-së, Petrit Vasili. Më pas ka shkuar edhe z.Basha.
Takimi nisi në orë 09:05 minuta dhe të pranishëm te Meta janë: Lulzim Basha, Petrit Vasili, Mesila Doda, Agron Duka, Nard Ndoka, Arjan Madhi dhe Vangjel Dule.
“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt” thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.