• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Meta kërkon dorëheqjen e ministres Gjonaj, paralajmëron kallëzim në SPAK

21/02/2020
Meta kërkon dorëheqjen e ministres Gjonaj, paralajmëron kallëzim në SPAK

Vijon përplasja mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe qeverisë ‘Rama’. Sot Presidenti ka dalë sërish në një konferencë për mediat, prej nga ku bëri me dije se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Vec kësaj ai i ka kërkuar ministres që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë. Meta e akuzon Etilda Gjonajn për disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka akuzohet për shpërdorim të detyrës, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se Etilda Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit të Republikës, të shprehet me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen e saj me drejtësinë. Si një ish-ministre do doja që ajo të hetohej e lire”, tha Meta.

Ky është kallëzimi i dytë penal që kreu i shtetit bën në SPAK lidhur me cështjen e radhës së plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Javë më parë Meta kallëzoi edhe kreun e KED, Ardian Dvorani. Presidenti akuzon mazhorancën dhe zgjatimet e saj e në institucionet e reja të drejtësisë për kapje të sistemit.

Ndërkohë Meta ka paralajmëruar një tubim para Kuvendit më 2 mars, që përkon edhe me Besëlidhjen e Lezhës. Ai ka thënë se do të nxjerrë një dekret që do t’i japë fund atij që ai e quan grusht shtetit të mazhorancës. Nuk dihet ende me saktësi lëvizja e tij, por gjasat janë që Meta të dekretojë shpërndarjen e parlamentit, atij që ai e quan parlament me ‘dele deputetë’.

Edhe nëse kjo ndodh, gjasat janë që të mos kemi realisht shpërndarje të parlamentit, është një lëvizje që nuk do të prodhojë asgjë pasi mazhornaca nuk do ta njohë dekretin, ashtu sic nuk njohu dekretin për zgjedhjet lokale. Ceshtja do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Jemi brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk dihet se si do të dilet. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka sjellë të gjithë këtë anarshi juridike dhe përplasje mes institucioneve.

Related Posts

Kryesore

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

06/01/2026
Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë

06/01/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

05/01/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, 45-vjeçari nën hetim për dhunë ndaj thjeshtrës së tij

05/01/2026
Vlora 5 ditë pa ujë/ Sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe nis hetimi nga Prokuroria
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë/ Sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe nis hetimi nga Prokuroria

05/01/2026
Reshjet intensive, Ministria e Mbrojtjes tregon si paraqitet situata
Kryesore

Reshjet, paralajmërohen përmbytje në veri dhe jug

05/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Ky banor përfundon rrugëtimin në “BBVA”!

06/01/2026
“S’folëm më për problem madhor”! Si qëndron e vërteta mes raportit të Brikenës dhe Mateos?

“S’folëm më për problem madhor”! Si qëndron e vërteta mes raportit të Brikenës dhe Mateos?

06/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al