Mesazhi i trishtë i profesorit: Gjirokastra rrezikon të mbetet pa universitet. Kjo është më shumë se tragjedi…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër do të ketë këtë vit akademik numrin më të ulët të studentëve. Disa degë pritet të mbyllen pasi nuk janë regjistruar fare studentë. Arsyet dhe shkaqet që çuan në rrënimin e universitetit janë komplekse. Ne i kemi trajtuar pak a shumë në një shkrim të para disa javëve, ndërkohë që lidhur me situatën e këtij institucioni ka një reagime dhe prej Prof. Çlirim Duros, i cili është njëkohësisht edhe Drejtor i Drejtorisë së Kurrikulës dhe Standardeve ne Universitetin e Tiranës (UT). Teksa ndodhet në Gjirokastër, përmes një postimi në Facebook, Duro shkruan:

“Nje keqardhje te madhe per Universitetin e Gjirokastres, qe po perjeton periudhen me te keqe te tij.  Qytet i Çabeut dhe i Kadarese, rrezikon te jete pa universitet dhe kjo eshte me shume se tragjedi. Ai duhet te ekzistoje per arsye gjeopolitike, per traditen qe mbart zona, por edhe per te ardhmen e nje qyteti simbol te Shqiperise..!”