Sipas MeteoAlb, edhe sot mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke diktuar në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësira, deri në pasdite kur parashikohet reshjet e shiut në rajonin Jugor dhe më pas do të përfshijnë gradualisht të gjithë vendin.
Edhe orët e natës vijojne në të njëjtat kushte të motit.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlerat minimale deri në 20°C vlerat maksimale.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.