• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merret vendimi, ja kur do të rinisë Seria A, pritet shtyrja e EURO 2020

16/03/2020
Merret vendimi, ja kur do të rinisë Seria A, pritet shtyrja e EURO 2020

Klubet e Seria A kanë mbajtur sot një mbledhje nëpërmjet një videokonference ku kanë rënë dakord që kampionati të rinisë me datën 9 maj. Ata kanë bërë të ditur kërkesën e tyre, e cila ka qenë e prerë dhe unanime, pasi rifillimi në një datë tjetër do të cënonte garën. Kjo pasi rrezikohet të mos zhvillohen 12 javët e mbetura.

Në këtë mbledhje emergjente të ardhur si pasojë e pandemisë së koronavirusit është shqyrtuar edhe çështja e zgjatjes së kontratave të futbollistëve, ekzaktësisht të atyre që u skadon në qershor. Edhe pse akoma nuk është vendosur ka një dakordësi paraprake që ky afat për skadimin e kontratave të shtyhet deri më 15 korrik.

Gjithashtu në këtë videokonferencë është disktuar edhe për sposnorizimet dhe të drejtat televizive. Të gjitha këto, ashtu si kontrata e lojtarëve do të shtyhen deri në mesin e korrikut. Ky propozim i klubeve të Seria A është në sinkron me atë që deklaroi një ditë më parë presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gavrina, i cili tha se kampionati do të nisë më 2 maj dhe se vetë ai do t’i kërkojë UEFA-s shtyerjen e Europianit për vitin 2021.

Ndërkohë kujtojmë se nesër do të mbahet mbledhja e UEFA-s me 55 federatat Europiane ku pritet të merren vendime shumë të rëndësishme. Sidoqoftë nga videokonferenca e sotme e klubeve të Seria A u mor parasysh se vendimet mund të jenë subjekt i ndryshimeve, në varësi të ndalimit të pandemisë. Sakaq një hipotezë e hedhur poshtë ishte ajo e ndalimit të kampionatit.

Related Posts

LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)
Sport

LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)

16/02/2026
Në Shkodër ëndërrojnë titullin, Vllaznia me shifra perfektë
Sport

Në Shkodër ëndërrojnë titullin, Vllaznia me shifra perfektë

16/02/2026
Nga trofeu i lojtarit të muajit te rekordi në Evropë, Murqi “tërbon” Spanjën

Derbi ndez shpresat e Partizanit, të kuqtë shohin nga “Final4”, Tirana ecën në “fije të perit”
Sport

Derbi ndez shpresat e Partizanit, të kuqtë shohin nga “Final4”, Tirana ecën në “fije të perit”

16/02/2026
Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)
Sport

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)

15/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)

LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)

16/02/2026
Mes dramës familjare, motra e Brooklyn Beckham bën gjestin që preku rrjetin

Mes dramës familjare, motra e Brooklyn Beckham bën gjestin që preku rrjetin

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al