Një 30-vjecar nga Memaliaj është arrestuar nga policia. Ai është shtetasi Valter Kalemi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Memaliaj, u kap nga policia duke drejtuar pa leje drejtimi si dhe pa targa motoçikletën tip “Dayang Vereder”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.
© ArgjiroLajm.net