Zbardhet pasuria e plotë e 19 deputetëve të Lëvizje Socialiste për Integrim, deklaruar për vitin 2017. Gazeta ‘Sot’ prej disa ditësh ka zbardhur të ardhurat e politikanëve shqiptarë, ndërsa bie në sy se deputetët e LSI janë mes deputetëve më të pasur. Sipas të dhënave që ata kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezultojnë me apartamente, makina të shtrenjta dhe biznese. Ata që kanë pasuri të lartë janë deputetët që vijnë nga fusha e biznesit. Sa i përket deputetit të Gjirokastrës, Vangjel Tavo, pasuria e tij e deklaruar është kjo: Paga dhe honorare, 1.408.825+39.100 lekë. Kredi për banesë, 1.858.000 lekë pa shlyer. Djali aksioner i kompanisë “T-Square”, 50.000 lekë