Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri për Reformën në Drejtësi. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shpjeguar se çfarë është “Ramaforma”. Sipas Metës, timonieri, duke iu referuar Ramës, ka timonin por nuk ka frenat. Postimin e tij ai e shoqëron me një foto ku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama gjatë fushatës së vitit 2015 në Gjirokastër, kur po prezantonin Zamira Ramin.
Postimi i Ilir Metës:
Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.